Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë të Policisë “Shef sektori, në Sektorin e Serverave dhe të Aplikacioneve për Servera, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.
Aplikimet fillojnë më datë 06.12.2019 dhe përfundojnë më datë 09.12.2019.
Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë “Shef Sektori, në Sektorin e Serverave dhe tëAplikacioneve për Servera, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil.
c. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
d. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
e. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
f. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
g. Të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në strukturat e Teknologjisë së Informacionit;
h. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
i. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
j. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
k. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.
Kritere të veçanta:
1. Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”ose studime të integruara në Informatike/TIK, apo ekuivalente me to;
2. Të zotërojë minimalisht diploma të nivelit “Master Profesional” në Informatike/TIK apo ekuivalente me to;
3. Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
4. Të kenë njohuri rreth administrimit të infrastrukturës, sistemeve të IT-së të një institucioni, planifikimit strategjik të IT-së, hartimit të planeve operacionale, alokimit të burimeve sipas projekteve/detyrave, koordinimit të stafit IT-së, dizenjim, implementim dhe kontroll të zbatimit të procedurave;
5. Të ketë eksperiencë pune në administrimin e serverave, sistemeve operative Ëindoës, Linux, Solaris, si dhe platformat e virtualizimit VMëare dhe Hyper-V;
6. Të ketë eksperience pune në sistemet e inteligjencës analitike si data analytics apo I2;
7. Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie të nivelit “Tepër sekret”ose të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur;
8. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizative;
Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:
a. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
b. Fotokopje të kartës së identitetit;
c. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
d. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
e. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
f. Certifikatë familjare;
g. Vërtetim nga gjykata;
h. Vërtetim nga prokuroria;
i. Raport mjeko-ligjor;
j. Fotokopje e librezës së punës;
k. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
Punonjësi në funksionin e veçantë “Shef sektori, në Sektorin e Serverave dhe të Aplikacioneve për Servera, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, kryen këto detyra specifike:
1. Kryen studimin, projektimin, organizimin e punës për standardizimin e teknologjive të reja të rrjetit dhe sistemeve informatike, si dhe mirëmbajtjen e teknologjisë në përdorim të Policisë së Shtetit;
2. Planifikon dhe menaxhon infrastrukturën për serverat, në të cilat postohen bazat e të dhënave shtetërore, si dhe të gjitha aplikacionet e Policisë së Shtetit;
3. Asiston Drejtorin e Drejtorisë se Teknologjisë së Informacionit në çështjet dhe projektet që lidhen me zbatimin e programeve, politikave e procedurave në fushën e teknologjisë dhe informacionit si dhe me orientimet për drejtimet e zhvillimit te Policisë se Shtetit me teknologji të reja, për juridiksionin që mbulon;
4. Është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë sipas rregullores së rrjetit të DTI-së;
5. Siguron mirëadministrimin e zonave të sigurisë së klasit I (sallat e serverëve, pajisje komunikimi).
6. Siguron mirëadministrimin e sistemeve që trajtojnë informacion të klasifikuar, konfidencial, sekret apo tepër sekret.
7. Auditon aktivitetin e përdoruesve në sistemet e Policisë së Shtetit.
8. Harton dokumentacionin dhe specifikimet teknike të TI për planifikimin dhe implementimin e ri apo rinovimin e infrastrukturave TI.
Në përfundim të procesit të verifikimit paraprak, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, të hartojë listën emërore të aplikantëve që plotësojnë kriteret për pranimin në funksionin e veçantë të policisë, “Shef sektori, në Sektorin e Serverave dhe të Aplikacioneve për Servera, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, si dhe të njoftojë aplikantët 7 ditë para datës së konkurrimit.
Procesi i konkurrimit përfshin:
a. Jetëshkrimi i aplikantit;
Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e Teknologjisë së Informacionit, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);
- Testi me shkrim,
Kontrollin e njohurive të aplikantit në fushën e Teknologjisë së Informacionit (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit; - Intervista me gojë,
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperience pune në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve në fushën e Teknologjisë së Informacionit si dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.Testi me shkrim të zhvillohet më datë 16.12.2019, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Formulari i aplikimit https://we.tl/t-iuHriDqvWG