Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 46-vjeçar, nëpërmjet telefonit.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ V. B., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi, në Maliq;
▪︎ Y. M., 45 vjeç dhe U. B., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi u kapën në fshatin Velitërnë, Maliq, duke transportuar me kamion, 13 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe kamioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.