Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 45 vjeç, banues në Patos, E. K., 56 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. M., 36 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetet që këta shtetas drejtonin, u gjetën mallra të ndryshme që dyshohet se po i tranportonin me qëllim shitjen, pa fatura tatimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ditën e djeshme, në plazhin e Darëzezës, shtetasi Dh. D., 72 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.