Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ekzekutoi vendimin penal për shtetasin S. H., 45 vjeç, banues në Berat, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit.
Komisariati i Policisë Berat
-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 36 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në ambientet e një biznesi, në muajin korrik 2024.
-arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 43 vjeç, banues në Berat, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 30 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 45 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Ujnik dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.