Policia e Shtetit prezanton studimin mbi përfshirjen e femrave në organizatat kriminale ndër vite në Shqipëri

Policia e Shtetit prezanton studimin mbi përfshirjen e femrave në organizatat kriminale ndër vite në Shqipëri

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) organizoi në Beograd (Serbi) seminarin me temë “Nxitja e një kuptueshmërie më të mirë, sa i përket rolit të femrave në krimin e organizuar, me qëllim forcimin e përpjekjeve ndaluese dhe parandaluese për profesionistët dhe politikëbërësit e sektorit të drejtësisë penale në Evropën Juglindore dhe Moldavi”.

këtë seminar morën pjesë dy përfaqësuese nga Policia e Shtetit, të cilat prezantuan studimin mbi përfshirjen e femrave në organizatat kriminale ndër vite në Shqipëri. Ato theksuan se angazhimi i femrave në organizatat kriminale ka ndryshuar, nga pozicione ndihmëse, në role më të rëndësishme, duke marrë edhe drejtimin e grupeve kriminale.

Në seminar u shkëmbyen përvojat mes vendeve pjesëmarrëse dhe u diskutuan masat që duhet të merren për forcimin e përpjekjeve ndaluese dhe parandaluese për profesionistët dhe politikëbërësit e sektorit të drejtësisë penale në vendet respektive.

Gjithashtu, u vlerësua si shumë i rëndësishëm hartimi i strategjive në lidhje me ndihmën që u duhet dhënë grave dhe vajzave, të cilat kanë qenë pjesë e grupeve kriminale, pasi ato të dalin nga këto organizata, si siguria personale dhe e familjes, strehimi, punësimi, integrimi social dhe trajtimi mjekësor apo psikologjik për shkak të traumave të së kaluarës.