Drejtoria Vendore e Policis Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ka tentuar të djegë me benzinë, një objekt (parukeri) që është në përdorim nga ish kunata e tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagracë shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi në rrugën “Gani Butka”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhumë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, Specialiatët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të hetimeve bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Z. M., 27 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
Xh. Sh., 33 vjec, banues në Pogradec, pasi në aksin “Qafë Thanë-Pogradec”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen”, iu gjetën një sasi pijesh freskuse dhe kuti me banane, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
O. M., 48 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin “Bilisht-Korçë”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe u sekuestruan paketime medikamentesh mjekësore të llojeve të ndryshme, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Kuman, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.