Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. N., 58 vjeçe, banuese në Fier, pasi ushtronte aktivitetin e saj në plazhin e Semanit, edhe pasi leja për ushtrim aktiviteti ishte e pezulluar nga autoritetet përkatëse.
-F. S., 47 vjeç, banues në Fier, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shtetasi një shumë parash.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. B., 65 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa;
-një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar pa leje drejtimi, një automjet.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe L. K., 51 vjeçe, banues në fshatin Fier-Shegan, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë të cilët ishin në mbështetje të IMTV-së për prishjen e një muri të ndërtuar pa lejen përkatëse.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. Sh., 51 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte në shtetas;
-O. D., 45 vjeç, banues në Ballsh, pasi për motive të dobëta ka goditur 2 shtetas duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Stacioni i Policisë Roskovec referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Xh. V., 68 vjeçe, banuese në Mbrostar, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një unazë një shtetaseje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.