Gjatë mbrëmjes së datës 24 nëntor 2019, në fshatin Ofiçinë e Vjetër, Patos, në drejtim të automjetit tip Benz që drejtohej nga shtetasi S. A, 35 vjeç, banues në Patos Fshat, është gjuajtur me armë zjarri tip pistoletë.
Nga të shtënat nuk ka pasur të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, njëri prej të cilëve u kap gjatë mbrëmjes së djeshme, në pikën kufitare Kakavijë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor:
T. F., 32 vjeç, banues në Patos Fshat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.