Hani i Hotit, Shkodër
Pamje nga operacioni policor i koduar “Bjeshkët”, i finalizuar pas një hetimi disajavor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Malit të Zi, Forcën e Sigurisë Kombëtare dhe me Njësinë Speciale “RENEA”.
Gjatë operacionit, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjetën dhe u asgjësuan 11 358 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në 3 parcela, si dhe u kap në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre.
Gjithashtu, gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë me municion dhe 1 armë gjahu çifte, që posedoheshin pa leje.