Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lokalin që administronte, gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën faqe për vënien e basteve sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto shtruktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. G., 46 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kopetente.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. D., 69 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin “Pogradec-Maliq”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 73-vjeçare, pasagjere në automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.