DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi me automjetin tip “Benz” që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. A., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 22-vjeçar.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. K., 56 vjeç dhe A. N., 62 vjeç, banues në Korçë, me detyrë nënkryetarë të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pasi në kryqëzimin e fshatit Libonik-Drithas, Maliq, gjatë zhvillimit të protestës, kanë bllokuar rrugën me mjete bujqësore, për të mos lejuar kalimin e mjeteve të tjera.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapështicë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. T., 29 vjeç dhe M. A., 22 vjeç, banues në Siri, pasi në afërsi të fshatit Bitinckë, Devoll, u kapën duke shoqëruar 7 shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.