Durrës – Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas

Durrës

Iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në 2 hapësira publike pa pagesë, në rrugën “Taulantia”, procedohen penalisht 3 shtetas.

Si rezultat i intensifikimit gjatë sezonit veror, të punës në terren dhe kontrolleve në subjekte ekonomike të ndryshme, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive ekonomiko-financiare, specialistët për hetimin e krimeve në këtë fushë konstatuan se 3 shtetas shfrytëzonin në kundërshtim me ligjin, si 2 vendparkime automjetesh, hapësira publike në rrugën “Taulantia”.

Për rastet u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. V., 34 vjeç, A. V., 39 vjeç, vëllezër, si dhe për shtetasin R. H., 24 vjeç, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuptonit tatimor” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Kontrollet dhe bashkëpunimi me qytetarët, për goditjen e kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.