Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin G. K., 76 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, vëllezër.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe ekstazi, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., banues në fshatin Flake, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në banesë, kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.