Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (gërshërë), për motive të dobëta, një 24-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy palë gërshërë.
Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë, pasi në kodrat e fshatit, dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi;
-A. D., 29 vjeç dhe Dh. F., 50 vjeçe, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-V. P., 62 vjeç, banues ne fshatin Bregas, Maliq, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.