Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 65 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Dh., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në fshatin Memaliaj, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në tokën e tij, shtetasi L. M., 66 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.