Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 11 shtetas janë vënë në pranga, 44 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste. Për 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, autori/ët janë të paidentifikuar, ndërsa për raste të tjera në fushën e narkotikëve, janë vënë në pranga 2 shtetas, janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve ekonomike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 5 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i falsifikimit, shpifjes, kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”
Është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe për të ka nisur procedimi në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.