Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit P. R., 60 vjeç dhe G. R., 35 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin B. B., 69 vjeç, për motive pronësie. Nga konflikti është dëmtuar shtetasi B. B., i cili mori mjekim në spital, si dhe u pajis edhe me urdhër mbrojtjeje.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti tip “Benz” që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Nissan”. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
S. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kreshpanj, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikoligjike ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
G. Q., 33 vjeç, M. M., 22 vjeç dhe L. M., 55 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në fshatin Velitërnë, Maliq, u kapën duke transportuar me mjetin kamion në pronësi të shtetasit L. M., 12 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe kamioni;
E. T., 36 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap në aksin rrugor “Lozhan-Maliq”, duke transportuar me automjetin e tij, një sasi lënde drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda drusore dhe automjeti;
E. A., 60 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një parcele të cilën e kishte marrë në përdorim, për të djegur mbetje bujqësore.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin I. B., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 51-vjeçar, i cili u dërgua në spital, për mjekim.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Pogradec/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi K. F., 69 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.