Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin D.M., 41 vjeç, banues në Maqellarë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Kastriot, ku një 29-vjeçar, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë aksidentoi një 57-vjeçar ( këmbësor), i cili humbi jetën në spital, informojmë se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit D.N., 29 vjeç, banues në fshatin Brest, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.