Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.
Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:
D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kosovarët”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 23 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e cila nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi me peshë 23.4 gr.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. Sh., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë kunati i tij B. N., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, në ndërtesën e tyre, në rrugën “Frosina Plaku” janë konfliktuar, konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe për pasojë shtetasja D. N. ka marrë dëmtime nga dhëndri i saj, shtetasi G. Sh.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Dhuna në familje”, shtetasi:
I. U., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe mbesës së tij.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u kap dhe u ndalua, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 1.10.2019 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi: B. R., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.