Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Th., 63 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
—
Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja H. M., e cila kallëzon se është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të saj, 27 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.