Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasit:

  • A. Ç., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 12 vjeçe. Bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje;
  • S. B., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushiqmore në një supermarket, në lagjen “Çlirimi”.

Sektori i Qarkullimit Rrugor

  • arrestoi në flagrancë shtetasin J. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, motomjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh., 63 vjeç. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
  • referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.