Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Komisariati i Policisë Berat

-arrestoi në flagrancë shtetasin N. P., banues në Berat, pasi është konfliktuar me punonjësit e një supermarketi dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 50 vjeç, banues në fshatin Duahanas, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Stacioni i Policisë Dimal

-arrestoi në flagrancë shtetasin G. A., 36 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 50 vjeçe, banuese në Dimal, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 42-vjeçar.

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. R., 34 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase është larguar nga vendi dhe ka braktisur 2 fëmijët e tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.