Tiranë – Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
  • R. H., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar;
  • M. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. T., 66 vjeç. Si pasojë 66-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  • E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka hipur mbi trotuar. Si pasojë ka aksidentuar shtetaset F. Y., 63 vjeçe, dhe L. J, 39 vjeçe. 63-vjeçarja ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.