Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasin A. A., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin K. Zh., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.