Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin:
-Sh. G., 29 vjeç, banues në fshatin Ndërmenas, për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G.
Në momentin që ka dëmtuar mjetin e Policisë, ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij dhe shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.
Po Komisariati i Policisë Fier ka arrestuar shtetasit K. O., 38 vjeç dhe L. M., 41 vjeçe, të dy banues në fshatin Levan, pasi janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime njëri-tjetrit.
Komisariati i Policisë Lushnjë shpalli në kërkim policor shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet të ketë vjedhur produkte ushqimore dhe vegla pune në magazinën e shtetases N. A..
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. Ç., 57 vjeç, dhe E. Ç., 49 vjeçe, të dy banues në fshatin Visokë, pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin I. Ç..
-K. A., 58 vjeç dhe M. A., 58 vjeçe, të dy banues në Ballsh, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.