Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
- A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”;
- O. Gj., 18 vjeç, D. K., 26 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në një dhomë hoteli ku ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuar narkotike kokainë dhe cannabis. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Xh. K. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.
Materialet i kaluan Prokurorisë.