rejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin N. G., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 57 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. M.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 29 vjeçe, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi D. L., banues në Shkodër, se 29-vjeçarja, bashkë me me dy fëmijët e tyre të mitur 3 vjeç dhe 1 vjeç, është larguar te shtëpia e prindërve të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.