Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 27 nëntor 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Rinas – Policia kufitare finalizon operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, falë përdorimit të shpejtë të metodave proaktive. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje  që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë. Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, Policia kufitare u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th. Policia Kufitare e Rinasit zhvilloi me metoda të shpejta  proaktive operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë dhe B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë. Më datë 26.11.2019, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin  i kishin vjedhur në bagazhe  shtetases T. Th., 3000 euro dhe njē shumë lekësh shqiptare. Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në ciliësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas, konkretisht: 11 janë arrestuar, 7 janë ndalur dhe 31 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, 3 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 7 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 1 në Korçë, 1 në Berat dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Shkodër.

Është evidentuar dhe proceduar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Fier.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.