Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim S. J., 43 vjeç, banues në Pogradec, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 1 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Durrësit.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. R., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. B. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, 39-vjeçari është konfliktuar me shtetasin O. B. dhe dyshohet se e ka kanosur atë, me mjet prerës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Gjithashtu, nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ështe përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., i cili si pasojë u dëmtua lehtë.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Korçë dhe D. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një 27-vjeçar, të cilit i kanë dëmtuar me sende të forta dhe automjetin që ka në përdorim.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H. dhe për shtetasen S. H. (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dhunuar kunatën e tyre (bashkëshorten e vëllait të shtetasit A. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.