Rinas – Policia kufitare finalizon operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, falë përdorimit të shpejtë të metodave proaktive

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët i kishin vjedhur një shtetaseje që po udhëtonte drejt Italisë një shumë prej 3000 eurosh dhe një shumë në lekë.

Gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve të arrestuar, Policia kufitare u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumat monetare të vjedhura në bagazhet e shtetases T.Th.

Policia Kufitare e Rinasit zhvilloi me metoda të shpejta proaktive operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë;

– B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Më datë 26.11.2019, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin vjedhur në bagazhe shtetases T. Th., 3000 euro dhe njē shumë lekësh shqiptare.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në ciliësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.