Vlorë – Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline”, prishet 1 objekt i ndërtuar pa leje

DVP Vlorë/Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.

Ndërtoi pa leje, një objekt njëkatësh, në tokë publike, në vijën bregdetare të Radhimës, procedohet penalisht 51-vjeçarja.

Administratorët e subjektit bar-restorant janë proceduar penalisht më parë, për vijimin e punimeve të paligjshme.

Shembet nga IKMT, objekti njëkatësh i ndërtuar pa leje (bar-restorant).

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.

Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Operacioni policor “Coastline” dhe “Plazhi i lirë”, do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.