Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., banues në fshatin Bajzë, pasi u kap duke ndërtuar një tendë me konstruksion metalik, pa lejet përkatëse.
Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer dhe ka goditur një 51-vjeçar.
Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin E. N., 20 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe e ka dhunuar. Punohet për kapjen e shtetasit E. N. dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.