Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. O., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. U., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin V. Sh., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.