Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Pilur, Devoll, pasi në fshatin Vranisht, gjatë një konflikti me një 39-vjeçar, ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është dëmtuar. 39-vjeçari ndodhet në spital, për mjekim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Më datë 20.06.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi R. Xh., 30 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili ka kallëzuar se më datë 19.06.2024, në fshatin Bulgarec, Korçë, ka lënë mjetin e tij buqësor (traktor), në afërsi të një kanali kullues, dhe kur është kthyer pak më vonë, ka konstatuar se mjeti ishte përfshirë nga flakët. Vijon puna për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.