Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit E. B., 39 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.
Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin I. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli i ushtruar në një objekt në pronësi të tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.