Me mbështetjen e Byrosë Ndërkombëtare të Luftës Kundër Narkotikeve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe me koordinim të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) Zyra e Hetimeve Kriminale, Policia e Shtetit mbajti Konferencën me temë “Çështjet e Krimeve Transnacionale lidhur me trafikimin e narkotikeve dhe trafikimit/kondrabandimit të qënieve njerëzore” .
I ftuari kryesor ishte kolonel Gelber Hernando Cortes Rueda nga Policia Kombëtare Kolumbiane, i cili relatoi ne takimin ku moren pjesë drejtues të Policisë nga qarqet me të rëndësishme kufitare, portet detare, pikat e kalimit kufitar dhe zyrave të hetimeve kriminale ne vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit Ardi Veliu, Drejtor i INL Juliet Craven dhe Agjenti Special i DSS Antonio Zamudio, gjatë fjalës së tyre nënvizuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zbatimin e ligjit, pasi krimi nuk njeh kufi, por ka vetëm një qëllim, të shtrije tentakulat dhe të veprojë kudo.
Gjatë konferencës, doli në pah domosdoshmëria e shtimit të aksioneve të përbashkëta, me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit kudo në botë dhe rritja e forcës goditëse në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionin dhe trafikimit të paligjshëm, me qëllim shkatërrimin e tyre.