Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të cilët po transportonin 5 shtetas sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K.N., 25 vjeç, banues në Shkodër
M.F., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vëndin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.