Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimit Kibernetik ndaluan shtetasin M. T., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. 33-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur shuma parash në një depo me materiale dentare, ku ishte i punësuar si furnitor.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
A. B., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me një automjet të parkuar dhe dy biznese;
K. B., 65 vjeç, banues në Vorë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 12:00, në rrugën Fushë Krujë – Vorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. Ç., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasi J. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.