Arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një 18-vjeçar, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, e ndarë në doza.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike në lokale dhe ambientet e tjera është marrë informacion në rrugë operative dhe është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. N. 20 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër.
Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi M. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.
Arrestimi i A. N. u bë pasi së bashku me shtetasin M. M., në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve u është gjetur nga një qese plastike me lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të tyre është gjetur një thikë dhe një paketë cigaresh, brenda së cilës kishte lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë 4.6 gr., e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.