Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve

Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit.

Më herët, gjatë operacionit, u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Rodoni”, specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin A. R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.