Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas dhe punohet për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. Gj., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. B., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në Selitë të Vogël, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 48 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët e Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin A. L., 18 vjeç, banues në Tapizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- D. K., 33 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
- F. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- L. Ç., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vaqarr-Kombinat, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar lehtë;
- E. C., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.