Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin U. O., 43 vjeç, banues në Turqi, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin P. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:20, në Rrugën Bardhyl, për motive të dobëta, është konfliktuar me drejtuesin e një automjeti, dhe më pas i ka dalë përpara një autobusi, duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera. Gjithashtu, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- Xh. F., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet tjetër të parkuar;
- T. P., 36 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.