Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Gj., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E. Gj., 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin M. K., 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
- K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Sauk;
- Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.