Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme

Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”, R. R., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.