Lushnjë, Fier – Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”

Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”.

Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnjë, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” dhe në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit: E. B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Konkretisht, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

 

  • Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjës, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F. F.
  • Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjës, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E. H. dhe është larguar me vrap.

 

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit, ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Konkretisht:

 

  • Në datën 03.09.2019, në lagjen “Liri Gero”, Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A. Xh.
  • Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F. P.
  • Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N. M.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.