Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mat, Dibër – Një tjetër i kërkuar me rrezikshmëri shoqërore bie në prangat e Policisë. Finalizohet operacioni policor “Stadiumi”. Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 23-vjecari, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”. Shërbimet e Komisatiatit të Policisë Mat, pas 1 muaji hetimesh proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në një konflikt me armë. Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë lokalizimin e vendodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor “Stadiumi” u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë. Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll. Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 14 janë arrestuar, 14 janë ndalur dhe 72 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Dibër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, 1 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjenjde të lirë, 1 në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 6 kërkesë – padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar raste 11 raste, 4 në Tiranë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Elbasan dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në Tiranë dhe 2 Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Fier, 1 në Vlorë dhe 2 në Kukës.
Janë proceduar 7 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 5 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Kukës dhe 1 në Vlorë.
Është evidentuar dhe arrestuar 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, në Lezhë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.