DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është përplasur me një automjet tjetër të parkuar. Për pasojë ka marrë lëndime të lehta vetë 41-vjeçari, i cili pas verifikimit të kryer rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dajës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.