Tiranë – Transporti publik qytetas dhe siguria e pasagjerëve, në fokusin e kontrolleve të rrugorëve në kryeqytet

Duke parë vështirësitë që karakterizon transportin publik urban qytetas dhe shkeljet e konstatuara çdo ditë, të kryera në vazhdimësi nga drejtuesit e autobuzëve, me mënyrën e drejtimit dhe qëndrimit jo në hapësirën e caktuar sipas stacioneve të miratuara nga enti pronar i rrugës, të cilët cenojnë sigurinë e pasagjerëve dhe përdorueseve të tjerë të rrugës, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative ndaj kësaj kategorie mjetesh, nga rrugorët e kryeqytetit.

Krahas monitorimeve dhe verifikimeve në terren, janë evidentuar edhe disa mangësi që kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, të cilat do t’i adresohen entit pronar për t’u përmirësuar sipas standardeve të parashikuara në dispozitat ligjore.

Gjithashtu, në funksion të kontrolleve parandaluese, nga Policia Rrugore e Tiranës janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve.

# PërNjëShërbimPublikTëSigurtë
# ZgjidhHapësirënTënde
# MosParkoNëVendineRezervuar