Efektivë të Policisë Rrugore Durrës, nën moton “Siguria juaj, prioriteti ynë” zhvilluan një orë sensibilizuese në një shkollë 9-vjeçare

🚔🚨”Gjendemi pranë jush, me hapa të vegjël, por të sigurt”👦👧✅

Nëntori, muaji i sensibilizimit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Fushatë sensibilizuese për rritjen e ndërgjegjësimit me nxënësit e shkollave 9-vjeçare, me qëllim edukimin e fëmijëve që në moshë të vogël për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Efektivë të Policisë Rrugore Durrës, nën moton “Siguria juaj, prioriteti ynë” zhvilluan një orë sensibilizuese në një shkollë 9-vjeçare, me nxënës nga të gjitha klasat.

Nxënësit u informuan mbi rregullat e trafikut për këmbësorët, çiklistët dhe drejtuesit e automjeteve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua fakti që respektimi i rregullave të trafikut garanton sigurinë e jetës së çdo qytetari.

Shefi i Sigurisë Rrugore Valentin Florini theksoi se siguria rrugore e nxënësve është prioritet i Policisë Rrugore dhe për këtë, në shkollat që janë të pozicionuara në rrugët kryesore janë përqendruar më shumë efektivë policie, por kërkohet edhe që nxënësit të tregojnë një vëmendje të madhe kur kalojnë rrugën nga njëri krah në tjetrin.

Florini ka njohur nxënësit me masat e ashpra të ndërmarra nga Policia Rrugore për drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Punonjësit e Policisë Rrugore, së bashku me nxënësit zhvilluan disa veprime sensibilizuese duke u sjellë në mënyrë të sigurt në trafik, ndërkohë që kalonin rrugën, si garanci për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë.

Në përfundim të aktivitetit sensibilizues, punonjësit e Policisë Rrugore shpërndanë për nxënësit fletëpalosje me këshilla për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

#Siguriarrugorefillonqënëbankateshkollës