DVP Dibër
Lëvizte me mjet prerës (thikë), që dyshohet se do ta përdorte gjatë një konflikti me një bashkmoshatar, policia sekuestron thikën dhe procedon penalisht 15- vjecarin.
Procedohet penalisht dhe një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa barriera mbrojtëse të një rruge.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për një shtetas të mitur 15-vjeç, banues në Peshkopi, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me një mjet prerës (thikë), të cilën dyshohet se do ta përdorte gjatë një konflikti me një bashkëmoshatar të tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.K., 45 vjeç, banues në Klos, pasi në vendin e quajtur “Kodra e Kukës”, fshati Plani Bardhë, dyshohet se ka vjedhur disa barriera metalike të cilat shërbejnë për mbrojtjen anësore të rrugës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.